Qytetarët denoncojnë radhët kilometrike në dogana

Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në radhë. Sipas saj, atyre ju thuhet se ka një problem në sistem, ndërsa shton se lejohen të kalojnë ata që kanë letra greke.

Një tjetër qytetar shpreh shqetësimin për radhët e gjata edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Qytetari thotë se po presin prej dy orësh në kufi në të ftohtë.

Qytetari thotë se shtetasit me kartë identiteti greke kalojnë lehtësisht, ndërsa ata me pasaporta shqiptare presin prej orësh. Mësohet se ka një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke duke krijuar radhë në anën tjetër të kufirit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?