Qytetarët dorëzojnë armët, Tahiri: Bind familjarët dhe miqtë

Qytetarët në të gjithë vendin po dorëzojnë armët e paligjshme, të cilat prej vitesh i mbajnë në banesa apo vende të fshehta.

Ligji i miratuar në vitin e kaluar, për dorëzimin vullnetar të armëve, po jep efektet e para dhe qytetarët i janë drejtuar komisariateve të policisë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar në rrjetet sociale video nga dorëzimi i armëve në një fshat të Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shfrytëzuar këtë moment, Tahiri i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bindin familjarët dhe të afërmit e tyre, për t’i dorëzuar armët e paligjshme pranë Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dje në fshatin Asim Zenel, Gjirokaster: Genci dhe Beshiri dorezuan vullnetarisht armët që mbanin prej vitesh ne shtepi.
Bind familjaret, miqte e te njohurit e tu, te dorezojne menjehere armet. #shqiperiapaarme”
, shkruan Tahiri në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?