Qytetarët e Durrësit ndezin qirinj në shenjë homazhi pranë bashkisë
Banorë nga zona e Kënetës janë mbledhur pranë Bashkisë së Durrësit për të nderuar kujtimin e dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.
Qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e bashkisë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në shenjë homazhi për dy të miturit, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndërruan jetë në mënyrë tragjike teksa po luanin pranë banesave të tyre.
Më herët, një kolonë automjetesh nga zona e Kënetës kaloi përmes qytetit, duke bllokuar përkohësisht një korsi në aksin përballë sheshit “Liria”, për t’u drejtuar më pas drejt godinës së bashkisë, ku u zhvillua edhe akti përkujtimor.
KOHA JONË SONDAZH

