Qytetarët e Patosit dalin në protestë: Jemi të zhgënjyer, nuk duam të bashkohemi me Fierin

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të hënë përpara Bashkisë Patos për të kundërshtuar reformën e re administrative, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier. Me pankarta dhe thirrjen “Larg duart nga Patosi”, protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj çdo ndryshimi që, sipas tyre, rrezikon identitetin, historinë dhe të ardhmen e qytetit.

Banorët e konsiderojnë propozimin një tjetër goditje për Patosin, duke argumentuar se një vendim i tillë do të ndikonte më tej në shpopullimin e zonës. Ata kërkojnë që çdo vendimmarrje të paraprihet nga konsultimi me komunitetin dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve.

“Jemi të zhgënjyer, nuk duam të bashkohemi me Fierin”, u shpreh një nga protestuesit. Për pjesëmarrësit në tubim, Patosi nuk është thjesht një njësi administrative, por një qytet me histori të lidhur ngushtë me industrinë e naftës dhe me kontributin e brezave të naftëtarëve në zhvillimin e tij. Sipas tyre, kjo trashëgimi duhet të merret në konsideratë përpara çdo ndryshimi territorial.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?