Qytetarët lule dhe qirinj në vendin ku u aksidentua nëna e dy fëmijëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën qitëses profesioniste Dhurata Prifti tronditi mbarë opinionin publik. Këtë të enjte në vendin ku ajo u shtyp nga makina që drejtohej nga një shofer 20-vjeçar, janë vendosur lule e qirinj. Nga një nisme e organizuar në rrjetet sociale qytetarë të thjeshtë dhe përfaqësues së shoqërisë civile kanë vendosur lule në rrugën “Jordan Misja” në vendin ku ndodhi aksidenti. Sipas organizatorëve kjo protestë është jo vetëm për tu sensibilizuar me sakrificën e saj për dy djemtë që kishte me vete, por edhe për të shprehur revoltën për mungesën e sigurisë infrastrukturore si dhe ndërgjegjësimin e shoferëve.  “Antivlerat, plehrat e pjellat e tyre po na shkatërrojnë jetën…çdo ditë në nga një mënyre, çdo ditë po vrasin njërin nga ne! U prehsh në paqe Dhurata qe nuk i shijove dot fëmijët e tu”, – shkruan aktivistja Edlira Çepani.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?