Qytetarët nisin marshimin: Jo negociata, Rama të japë dorëheqjen

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike ka vijuar edhe këtë të premte në Tiranë, me qytetarë që u mblodhën në sheshin ”Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë. Organizatorët deklarojnë se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se lëvizja nuk do të hyjë në negociata dhe do të vazhdojë çdo ditë. Gjatë tubimit u përcollën mesazhe kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa studentë me veshje diplomimi u bënë pjesë e protestës me thirrjen se rinia duhet të ketë rol në të ardhmen e vendit. Protestuesit thanë se nuk kërkojnë ndryshime të pjesshme, por një transformim më të gjerë politik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?