”Qytetarët të vendosin me referendum”, Luçiano Boçi apel ndërkombëtarëve: Mos e kaloni në heshtje Reformën Territoriale

Demokratët vijojnë të kundërshtojnë propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe uljen e numrit të tyre nga 61 në 46. Sipas tyre, drafti nuk bazohet në kritere objektive, por në interesa politike.

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi e cilëson projektin si një “hartë elektorale”, duke argumentuar se ndryshimet synojnë të ndikojnë në mënyrën e administrimit të pushtetit vendor. ”Kemi thënë që në fillim se është hartë elektorale, po është hartë elektorale, sepse ndikon në mënyrën sesi menaxhohet pushteti lokal. Sepse pushteti lokal ndër vite është parë gjithmonë si magazinë e votave politike. Dhe rruga dhe parimet, që s’ka parime dhe kriteret që s’ka kritere, dhe ndarja në fund, është krejtësisht politike”, thotë Luçiano Boçi.

Boçi shprehet se demokratët presin reagimin e faktorit ndërkombëtar, duke kujtuar se partnerët kanë kërkuar vazhdimisht një reformë të dakordësuar mes palëve. Ai thekson se rekomandimet e ekspertëve të Bashkimit Evropian nuk janë marrë në konsideratë. ”Ndërkombëtarët kanë insistuar për një reformë dhe produkt konsensual. Nuk është konsideruar as përfundimi i ekspertëve të BE, ndaj këtu reaksioni dhe reagimi i tyre, duhet të jetë i plotë, nuk duhet të jetë kalim në heshtje, dhe disa fraza korrigjuese në raportin e ardhshëm, çfarë vlere ka kur të dalë nëse Shqipëria është copëtuar?”, shprehet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratët propozojnë që vendimmarrja për hartën e re t’u lihet qytetarëve. Boçi thotë se megjithëse organizimi i një referendumi është i vështirë, ai mbetet një rrugë që duhet shqyrtuar. “Hajde ta bëjmë me referendum, projekti i PD që është i hapur apo projekti i tyre. Meqë ata paskan derdhur aq djersë dhe duan ta kalojnë, po, t’ua dërgojmë qytetarëve. Referendumi është i vështirë, por po të ketë vullnet politik gjendet rrugzgjidhja ne do i drejtohemi KQZ për një vendim për një referendum, edhe pse nuk kemi besim sepse KQZ ka treguar që është shtojcë e qeverisë”, vijon Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?