Qytetarët thërrasin: Stop arrogancës. Ja reagimi i Ramës (VIDEO)
Disa të rinj ngritën një banderolë ku shkruhej “Stop arrogancës” pas incidentit tek hotel Tirana, ku u penguan disa gazetarë dhe politikanë të futeshin në aktivitetin ku gjendej Kryeministri Rama. Ata thërrasin në kor Stop Arrogancës, ndërsa Rama u përgjigjet: Bëni vota pastaj hajdeni!
Ja çfarë tha Lubonja pasi u pengua të hynte në sallë
U ftuam si publik per prezantimin e nje projekti si stadiumi kombetar. Cuditerisht ky takim u organizuar ne ambjentet e nje privati (klient i tenderave te kryeministrit) dhe jo ne nje ambjent publik. Cudia smbaron ketu. Rojet e ketij privati ndalojne me dhume hyrjen ne salle te atyre qe Kryeministri i ka ne liste si kritike te projektit. Ne salle hyjne vetem yesmenet e tij. Dhe e gjithe shfaqja transmetohet live si paraqitje para publikut e projektit. Kjo eshte per mua zhveshja krejtesisht e maskes.
*Video: Reagimi i Ramës para protestuesve
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QTeMLZBnE2s&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

