Qytetarëve u dërgohet mesazh mashtrues për çaktivizimin e llogarisë bankare

Një skemë e re mashtrimi për të vjedh të dhënat po qarkullon së fundmi në formën e një mesazhi që u dërgohet qytetarëve në emër të Raiffeisen Bank. Në mesazh thuhet se llogaria bankare e tyre është çaktivizuar për arsye sigurie dhe kërkohet që qytetari të klikojë në një link për ta riaktivizuar atë. ”Raiffeisen: Llogaria juaj është çaktivizuar për arsye sigurie, ju lutemi riaktivizoni atë nëpërmjet: raiffeisen-lidhje.com”, thuhet në mesazhin që i ka shkuar qytetarit në telefon. Kjo nuk është hera e parë që dërgohen mesazhe të tilla, një mesazh mashtrues qarkulloi edhe pak kohë më parë ku qytetarëve u kërkohej që të plotësonin një sondazh, që në fakt ka qëllimin që të marrë të dhënat e përdoruesit të celularit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?