Qytetari fotografoi votën, PD në Vlorë denoncon rastin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë, Artird Hoxha ka denoncuar rastin e qytetari i cili ka fotografuan votën.

Hoxha theksoi se Partia Demokratike do të dokumentojë çdo shkelje dhe i bën thirrje të gjithë komisionerëve të zbatojnë kërkesat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor

“Gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit me numër 4471 e cila ndodhet në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë komisionerë të qendrës së votimit kanë konstatuar se ky zgjedhës ka fotografua fletën e votimit. Ky zgjedhës ka pranuar se ka fotografuar votën, por duke parë reagimin e komisionerëve është larguar menjëherë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

PD në Vlorë është informuar për këtë akt dhe i është drejtuar organit të akuzës për të nisur veprimin ndaj këtij shtetasi”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?