Qytetari i ankohet Bashës: Shes dy tufa çaj dhe më kërkojnë kasën

 

“Zërin e qytetarëve nuk mund ta injorojë propaganda qeveritare. Kjo është Shqiperia e vertete, ky është realiteti me te cilin përballen fierakët sot”, shkruante Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook sot, duke paraqitur më poshtë disa pjesë nga ankesat që i kanë shprehur disa qytetarë sot në Fier.

Qytetarë: Jam me një pleqëri në shpi, më kanë hequr përkrahjen. S’kam bukë, ku do vete, s’kam me çfarë të paguaj as ujë, as drita. Ku mund të ushqehem. Jam me një 84 vjeçe me një pension pa gjë tjetër, pa një të ardhme. Më kërkojnë tani dhe taksën e shtëpisë e me çfarë ta shlyej?!

Tregtare: Kemi një biznes të vogël. Ai thotë mbyll biznesin nëse nuk është personi që është në emrin e vet. S’lë dot fëmijën në dyqanin tënd. 80 metër katrorë me thotë dua kasën. Lekë nuk ka. Unë kam djalin pa punë, vajzën pa punë, burrin pa punë, dhëndrin pa punë. Në ç’vend të botës të fut në burg pse po ha bukë?

Tregtare: Ka filluar reprezalja. Kam falimentuar sepse dyqani është në emër të vajzës. Burri im ka që në ‘92 me licencë taksie dhe është pa punë. Kam harxhuar 30 mijë euro të marrë kredi në bankë për operacion në zemër dhe jam pa kemp sepse me thonë të funksionojnë valvulat mirë. Që të funksionojnë mirë duhet të paguaj 200 euro në muaj. I kam nisur letër ministrit të Shëndetësisë dhe me ka thënë ik te Sigurimet. Merret domatja me liste? Ku vajtën 600 milionë euro? Pse nuk mblidhet populli siç u mblodh për armët kimike se s’ka më shkatërruese se çfarë po bëjnë këta sot me biznesin e vogël.

Tregtare: Më kanë vënë një gjobë 500 mijëshe kot fare. I thash t’i je spiun e çfarë mund të bësh tjetër. Me dokumente në rregull me të gjitha.

Shitëse ambulante: Burri më ka vdekur dhe më ka lënë dy jetimë. Jam 53 vjeç, shteti nuk më mbështet fare. Shes dy tufa çaj dhe rigon dhe këta me shajnë më kërkojnë kasën. Sikur po vjedh. Të shahet të ofendohet një grua me thinja në kokë…. të më fusin në punë një pastruese.

Shitëse ambulante: Pa punë burri, djali, të gjithë në shtëpi. Po na ndjekin policët për këtë arkën e domateve. Djali do të hajë një copë bukë se vdes. Na thonë policët zhdukuni, na vjen turp.

Tregtar: Lule shesim. Na mashtruan ju dhamë votën, na gënjyen.

Taksist: Të lutem çohu dhe t’i rrëzojmë se po na shkatërrojnë

SHKARKO APP