Qytetari-Kryeministrit: Je bërë si Jovan Bregu, ja përgjigjja e Ramës
Postimet e kryeministrit Edi Rama në facebook, shoqërohen me reagime të ndryshme nga qytetarët, ku nuk mungojnë as batutat dhe kritikat.
Një qytetar i shkruan Ramës se ka punësuar vetëm militantët dhe po sillet si Jovan Bregu tek komedia ‘Pallati 176’, por Rama nuk ia ka përtuar me përgjigjen duke iu përgjigjur me një batutë të një filmi shqiptar.
“Me thonë të vërtetën aty pashë vetëm militantë, po të besoj që ju nuk i njihni, po të duash hyji me themeli dhe jo si Jovan Bregu që thoshte me punë e me përpjekje…etj”, thotë komentuesi.
Ndërkaq nuk mungon kundërpërgjigja e Ramës, i cili thotë: “Me thonë të vërtetën m’u kujtua ajo e atij filmit me kë sy i ke pa, me atë me xham apo me atë pa xham sepse aty janë 50 më të kualifikuarit e konkurseve të Departamentit të Administratës Publike”.

