Qytetari: Në Hipotekë më thane, ‘ik me helikopter’. Rama: Do fluturojnë nga dritarja

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në zonën e Perondisë në Kuçovë, ku ka bashkëbiseduar me fermerët e zonës.

Këta të fundit kanë pasur disa shqetësime.

Fermeri: Quhem Elmas Mema, kam shqetësim me zyrën e regjistrimit të Kuçovës aty është bërë katrahurë, të aplikosh që dy vjet më parë, e të më thonë ka humbur kontrata e regjistrimit, ku vajti kopja ime origjinale, atje janë njerëz të paaftë në zyrë. Më thanë, merr helikopter dhe shko te toka, c’janë këta kuadro, ty bravo të qoftë, se je djalë i mbarë, bravo të qoftë, fole pastër e bukur edhe si dielli që shndërrin të thotë për ty ec përpara se do të vijmë pas. Por ca kanë gurin dhe ca kanë arrën ne duam shtetin dhe ligjin dhe drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Elmas, për cështjen tënde para pak ditësh më ka vënë në dijeni Ermonela dhe kemi kërkuar nga zyra qëndrore ta zgjidhë këtë punë urgjentisht, do zgjidhet, ata që thonë ik me helikopter, do ikin pa helikopter dhe do të fluturojnë nga dritarja, dhe nuk do të puthin më në zyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fermeri tjetër: Ne mbjellim bimë bujqësore. Unë jo njëherë. Ndaj të ushqehemi me ato vështirësitë tona, por s`mund të zgjidhen të gjitha sot dhe nesër

Rama: Me Saliun e prishe pak, se është dhe kohë e mira na trembet moti dhe na fillon shiu. Apo e përmende me qëllim?”, iu drejtua Rama fermerit. “Mos më ndërhy se po flas unë.  Po të them për të kartën herë më ler të flas. Ne e morëm Shqipërinë më borxhe. Kur erdhën ne nuk punohej në asnjë rrugë sepse shteti s`kishte më para. Na u desh të shlyenim 720 milionë dollarë borxhe me të cilat do ti kishim mbaruar të gjitha rrugët rurale të Shqipërisë

Një fermer e ndërpret.

Rama: Mos më ndërhy po deshe, se nuk kam ardhur të ndërtoj rrugën tënde, a ka mundësi mos më ndërprit, të lutem, ashtu, shko freskohu tani se je i ngarkuar..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?