Qytetarja e telefonon për t’i kërkuar shkarkimin e ministrave, Rama nuk i përgjigjet

Pak para se protesta qytetare për vrasjen e 7-vjeçares Jonada të përfundonte, një qytetare mori në telefon Edi Ramën. Pedagogia dhe e afërmja e vogëlueshes, Ilirjana Kuçana, kërkoi të fliste, por kryeministri nuk e hapi telefonin.

“Po telefonojmë live kryeministrin për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit. Rama nuk e hap telefonin. Ai nuk është kryeministri i popullit, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Jonadën në çdo institucion.

Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë shqipërinë, duke i kërkuar Kryeministrit të vendit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë do ta bëjmë për Jonadat e tjera të Shqipërisë. A duhet që në këtë vend të mbahet përgjegjësi”, tha Kuçana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?