FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qytetarja: Në Shqipëri s’ka shërbim mjekësor, Rama mban në 12 qershor një antimiting me njerëz jo të lirë

Sot është dita e 12-të e protestës përballë Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec, dhe një nga protestueset deklaroi se Shqipëria po përballet me probleme të thella në ekonomi, shërbimin shëndetësor dhe tregun e punës, duke theksuar se shumë të rinj po largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira jashtë vendit.

Ajo kritikoi qeverinë dhe kërkoi më shumë transparencë dhe hetim mbi disa çështje që sipas saj lidhen me qeverisjen, ndërsa ngriti shqetësime edhe për kushtet e punëtorëve dhe shërbimet publike. Protesta u mbajt në një atmosferë të qetë dhe pjesëmarrësit theksuan se kërkojnë ndryshime në drejtimin e vendit dhe përmirësim të standardeve të jetesës në Shqipëri

”Rama ka paralajmëruar nesër një antimiting, ku pritet të marrin pjesë shqiptarë jo të lirë. Ne jemi këtu për t’i çliruar edhe ata që marrin pjesë atje nga një regjim autokratik, që kërcënon me bukën e gojës. Jam këtu për ata shokë e shoqë që i kriminalizuan që 15-vjeç dhe i përzunë rrugëve të Europës. Jam këtu për një Shqipëri të re, ku në momentin e parë që sëmuresh duhet të hapësh GoFound, sepse në spitale nuk të jepet shërbim. Jam këto mos të na bien më punëtorët nga skelat dhe të vdesin. Jemi këtu për të kërkuar hetim të kryeministrit Rama. Jam këtu për një Shqipëri të re, që nuk vendosin 5 oligarkë. Shqipëria është e jona, Shqipërinë e re do ta bëjmë të gjithë ne”, tha mes të tjerash një protestuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?