Qytetarja rrëfen historinë e trishtë: Babai im i ka humbur të dyja këmbët, asnjë mbështetje nga shteti
Këtë të enjte përballë Kryeministrisë, një protestuese ka treguar historinë e vështirë të saj dhe të familjes së saj. Ajo tha se i ati i saj, i cili ka humbur të dyja këmbët, është operuar 26 herë dhe shteti ka pranuar të mbulojë vetëm një operacion të tijin.
”Unë kam 17 vite që punoj dhe të gjitha shpendimet tona, të miat dhe vëllait tim, kanë shkuar për fatura spitalesh. Babai im është operuar mbi 26 herë. Në momentin që flasim, ai ka humbur të dyja këmbët.
Shteti vetëm një operacion të tij ka pranuar dhe për të gjitha të tjerat thonë që nuk mund t’i bëjmë, nuk kemi mjetet. Dhe i fundit ishte që ne na u desh të shkonim në Turqi.
Ata bënë një gabim dhe ai trompozë në avion. Pasi u kthyem këtu, as drejtësia jonë nuk lejonte që unë të bëja denoncim për spitalin në Turqi, sepse spitali në Turqi qenka i dhënë drejt Erdoganit. Doja të flisja për këtë histori, për të thënë që ne duhet të çoheni, pavarësisht se jemi një brez që sot s’kemi asgjë në vijë”, tha protestuesja.
KOHA JONË SONDAZH

