Qytetet në Shqipëri me më shumë aksidente rrugore

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, ka renditur disa nga qytetet kryesore ku ndodhin më së shumti aksidente automobilistike. Qibini tha se më tepër aksidente ndodhin në zonën e Krujës, Lezhës, Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit.

Për të ka akse rrugore që kanë probleme përsa i përket infrastrukturës dhe sinjalistikës, pavarësisht se sipas tij, ka përmirësime të dukshme në disa aspekte.

”Më tepër aksidentet automobilistike kanë ndodhur në zonën e Krujës, të Lezhës, kanë ndodhur në Shkodër, në zonën e Fierit, por edhe në Elbasan, në aksin Peqin Elbasan kryesisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka akse rrugore që kanë problematikën përsa i përket infrastrukturës dhe tabelave të shenjave rrugore që nuk janë të plotësuara plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi një përmirësim të dukshëm të sinjalistikës vertikale dhe horizontale, por ende ka segmente të caktuara që nuk janë plotësisht sipas standarteve të kodit rrugor”, tha Qibini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?