Qytetet në Shqipëri rimarrin emrat e vjetër
Qyteza e Urës Vajgurore ndryshoi emër për t’u quajtur qyteza e Dimalit. Kjo ka marrë shkas edhe nga qyteti i lashtë ilir me të njëjtin emër në të cilën është gjendur një skulpturë, një kokë 8 cm prej qeramike e quajtur “Djaloshi i Dimalit”.
Prejardhja e fjalës Dimal vjen nga Dy Male. Është një qytet që mendohet që është krijuar në shekullin e III para Krishtit, por mbase dhe më herët. Gërmimet e zbulimit të tij kanë filluar në vitet ‘60.
Përveç Dimalit shembuj të tjerë te ndryshimit të emrit janë Kuçova që gjatë periudhës Komuniste u quajt Qyteti Stalin. Ndërsa së fundmi një grup intelektualësh nga Saranda kanë hedhur idenë e ndryshimit për t’i rikthyer qytetit emrin e lashtësisë, Onhezmi. Gjatë periudhës së pushtimit italian, Saranda është quajtur nga Benito Mussolini “Porti Eda”, njëjtë si vajza e tij.