Qyteti i lindjes, Durrësi, nderon Sokol Olldashin pas vdekjes “Qytetar nderi”

Ish-deputeti Sokol Olldashi u shpall sot qytetar nderi i qytetit të Durrësit pas vdekjes, qyteti i cili është vendlindja e tij.

Titulli i nderit i është dorëzuar sot djalit të tij më të madh, në bashki, pikërisht në ditën e lindjes së ish-deputetit.

Deputeti Igli Cara, pjesëmarrës në këtë ceremoni tha se se “Sokol Olldashi ishte sfidues në politikë, dinte te fitonte, por edhe të humbte me nder”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot, u shfaq edhe një dokumentar në kujtim të Olldashit. Këshilli Bashkiak i Durrësit e ka marrë vendimin që u shpall sot një muaj më parë, më 17 nëntor por, ka pritur ditën e duhur për t’ia dhënë atë, familjes Olldashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sokol Olldashi lindi më 17 dhjetor 1972 në qytetin e Durrësit dhe vdiq në 20 nëntor 2013 në një aksident të rëndë automobilistik në Krrabë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?