Qyteti që sikur e kanë shkatërruar alienët

 

 Para pak kohesh ishte një qytet i kërkuar nga turistët.  Sot në luftë.Beteja më e rëndësishme në fakt po zhvillohet në Aleppo, më pas në Damask, Raka, apo Palmira.

Beteja vendimtare është ajo e Aleppos pasi është me rëndësi të madhe rimarrja e qytetin me popullsinë më të madhe dhe dikur kryeqyteti ekonomik sirian që prej vitit 1947.

Në 1683 Aleppo konsiderohej  si qyteti i tretë më i rëndësishëm, i bukur dhe i pasur i Perandorisë Ottomane pas Kostandinopojës dhe Kairos.

Para luftës Aleppo ishte një trashëgimi e njerëzimit e mbrojtur nga UNESCO, por sot pak gjë ka mbetur nga ajo trashëgimi. Qendra historike me xhamitë karakteristike sot është një grumbull rrënojash, vite dritë larg madhështisë së dikurshme të qytetit.

Sot Aleppo është ndarë në disa zona. Një pjesë e mirë kontrollohet nga regjimi i Assad, një pjesë tjetër nga Al Nusra dhe një pjesë nga ISIS. Qëllimi i aviacionit rus është të eleminojë dy të fundit në mënyrë që Aleppo të kalojë sërish nën komandën e Assad. Rusia po planifikon veç sulmeve ajrore edhe një sulm tokësor duke kontrolluar në çdo shtëpi për të eliminuar çdo xhihadist.

Parashikohet një betejë apokaliptike.

Ajo që mund të ngelet nga Aleppo pas këtij sulmi do të jetë vetëm emri. Por rimarrja e Aleppos është e rëndësishme për evolucionin e luftës. Fitorja e forcave qeveritare do të konsolidonte pozitat e Bashar Al Assad. Kancelaritë Perëndimore e dinë këtë gjë dhe çdo ditë sulmojnë mediatikisht Assadin, dhe një rol kyç në tymnajën mediatike luan edhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ekspertët e luftës parashikojnë një luftë të ashpër në Aleppo pasi regjimi do të luftojë në dy fronte. Pasojat e luftës mund t’i vuajnë edhe civilët, më shumë se 2 milionë të tillë jetojnë ende në Aleppo. Në Kuran dhe në shkrimet biblike shkruhet që Perëndia do të rikthehet në Damask, por është Aleppo vendi ku do të vendosen fatet e Sirisë. 

Shikojeni se si është bërë qyteti, e pa imagjinueshme. Sikur e kanë sakatuar alienët.

SHKARKO APP