Ra në humnerë duke zbritur Llogaranë, euro e shiringa me adrenalinë në vendin ku humbi jetën turisti francez

Në vendin ku humbi jetën turisti francez, katër ditë më parë në Llogara, janë gjetur shiringa me adrenalinë dhe një sasi monedhash, euro. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ fotot në vendngjarje ku asgjë nuk ka lëvizur nga dita e aksidentit. Turisti 67-vjeçar me inicialet A.T., ra në humnerë teksa ishte duke zbritur nga mali i quajtur “Maja e qorres” në drejtim të Llogarasë. Me sa duket, për të shijuar në maksimum aventurën, turisti dyshohet se ka injektuar adrenalinë.

Ngjarja ndodhi më 22 tetor, rreth orës 13:34, kur 9 turistë francezë në zbritje të malit “Maja e qorres” në drejtim të Llogarasë, njoftuan se njëri prej tyre është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në trup.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës bashkë me shërbimet e repartit Delta Forcë në ndihmë të dëmtuarit, të cilët bënë të mundur gjetjen e tij të gjallë dhe nxjerrjen e trupit nga një terren i vështirë, pasi kishte rënë në një greminë të thellë, në afërsi të vendit të quajtur “Maja e Qorres”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë, turisti francez ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po transportohej me barrelë në një terren të thepisur nga forcat e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndihmë të të dëmtuarit shkoi edhe një Helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili për shkak të terrenit të vështirë dhe mjegullës së dendur nuk arriti të ulej. /BW/

turisti-francez-ne-llogara-1-2 turisti-francez-ne-llogara-2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?