Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Belsh

Një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e një linje elektrike në fshatin Trojas të Belshit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, ndërsa shtetasi me inicialet K. Z., me profesion elektricist, ishte duke punuar për riparimin e linjës elektrike.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes teknike 32-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?