Ra në një humnerë, ekipet e shpëtimit shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar mbeti i plagosur pasi ra aksidentalisht në një humnerë rreth 50 metra të thellë. I plagosuri, Fluturim Salobehaj, banor i zonës, pësoi dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Terreni i vështirë dhe i thyer e bëri ndërhyrjen veçanërisht të komplikuar, duke detyruar ekipet e shpëtimit të përdornin litarë për të zbritur në humnerë dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.

Pas një operacioni të vështirë, 50-vjeçari u nxor nga humnera dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentet e ndërhyrjes së forcave të shpëtimit, të cilat u përballën me terrenin e rrezikshëm për të arritur te i plagosuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?