Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Klos

Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit E. Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat gjatë një aktiviteti me litar në zonën e Urës së Vashës, në Klos.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se përfundoi në një gropë thithëse të lumit, duke u marrë nga rrjedha e ujit.

Pas disa ditësh operacione intensive kërkimi, palombarët arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin trupin e pajetë të 33-vjeçarit, duke i dhënë fund operacionit të kërkimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?