Radarë për ajrin dhe detin, ministrja e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshjen me kompaninë amerikane

Ministrja e Mbrojtjes ka nënshkruar sot një marrëveshje prej më shumë se 750,000 dollarësh me Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore.

Lajmi është bërë me dije nga selia diplomatike amerikanë në Tiranë, ku bëhet fjalë për radarë për ajrin dhe detin.

Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij. #NeJemiNATO”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

SHKARKO APP