Radhë të gjata në Morinë, kontrollet e mjeteve me targa të huaja shkaktojnë pritje kilometrike

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar këtë të premte në pikën kufitare të Morinit, ku mijëra udhëtarë po përballen me pritje të zgjatura për të kaluar kufirin.

Shkak për fluksin dhe vonesat janë kontrollet e shtuara ndaj mjeteve me targa të huaja, si edhe kufizimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Kosovës. Këta faktorë kanë rikthyer kolonat kilometrike në të dy anët e kufirit, në një periudhë kur lëvizjet e qytetarëve janë rritur ndjeshëm për shkak të sezonit veror.

Situata është bërë edhe më e vështirë për udhëtarët për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë rajonin, duke i detyruar shumë prej tyre të presin për orë të tëra nën vapën ekstreme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë durim, të informohen për gjendjen në pikat kufitare përpara nisjes dhe të marrin masat e nevojshme për udhëtim në kushte temperaturash të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?