Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë shqiptarë kanë hyrë sot

Në Kakavijë radha e mjeteve në hyrje për në Shqipëri është rreth 1 km. Të paktën 8000 qytetarë shqiptarë kanë hyrë vetëm sot prej Kakavijës dhe sipas autoriteteve dyndja e njëkohshme e ka shkaktuar radhën.

Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 2 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje.

Situata të ngjashme krijohen në mënyrë periodike në vigjilje të festave të fundvitit dhe pashkëve ndërsa fluksi pritet të vijojë me ritme të larta në hyrje për në Shqipëri deri në fund të dhjetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë javës së fundit numri i qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri është rreth 18 mijë vetë ndërsa përgjatë festave priten edhe rreth 30 mijë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?