Radhima proteston sot kundër 6 projekteve që ndotin bregdetin: Pas tyre fshihet Kokëdhima

Banorët e Radhimës janë ngritur sot në një protestë kundër projekteve që qeveria ka vendosur të zbatojë në këtë zonë, disa prej tyre koncensionare. Por, banorët janë shqetësuar për shkak të dëmeve turistike dhe mjedisore që pëson bregdeti i tyre dhe akuzojnë se pas tyre fshihet biznesmeni – deputet i PS, Koço Kokëdhima.

Banorët janë mbështetur nga deputetja e PD-së, Liljana Elmazi dhe kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Malltezi, që e paralajmëroi protestën e së hënës, shpjegoi në rrjetet sociale se një “thikë pas shpine” po i ngulet, turizmit të Vlorës! Sipas tij, “428,880 m2 janë dhënë për akuakulturë, pa nevojë për vlerësim të ndikimit mjedisor të thelluar!  Kjo është veç leja e parë.

Ne rradhe jane edhe 5 aplikime te tjera per 1,200,000 m2 te tjera per akuakulture pa vleresim mjedisor te thelluar fare.

Ndotja kaq e madhe po tremb edhe Italianet se do ju ndottë Otranton, por ketu mbyllen syte nese te mbushin xhepin”.(syri)

SHKARKO APP