Radio “Europa e Lirë” jep rezultatet për 50 % të votave të numëruara

Radio “Europa e Lirë” e financuar nga qeveria Amerikane thotë se me mbi 50 për qind të votave të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.50 për qind të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kurse PDK 29,80 %; LDK 16.29 %; AAK-NISMA 7.92 %; Lista Serbe 2.28 %.

Tashmë janë numëruar 50.89% e votave dhe sipas rezultateve që jep KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 37.5% të votave. Me këtë rezultat partia e Albin Kurtit ndalet në 41 mandate në Kuvend.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 29.8% të votave që do të përktheheshin në 33 mandate në Kuvend.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.29% të votave ose 18 mandate në kuvend.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 7.92% të votave duke u dhënë 8 ulëse në parlament.

Ky është rezultati i 1289 kutive nga 2533 që janë gjithsej. Ka ende shumë vota për t’u numëruar pasi këto rezultate nuk përfshijnë nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona.

Faqja online e KQZ-së së Kosovës ku shfaqen rezultatet është mjaft e ngadaltë dhe ka pasur disa herë bllokime. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për të hyrë në platformën e rezultateve. Kjo ka shkaktuar mbingarkesë në sistem.

“Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë”, – tha Elezi.

SHKARKO APP