Radio shtetrore gjermane DW: Dhënia e shtetësisë gjermane pritet të vështirësohet
Radio shtetrore gjermane DW shkruan ndër të tjera se “derisa të arrihet një lidhje “e vërtetë” e dëshirueshme e shtetasve të rinj me Gjermaninë, partitë konservatore, CDU/CSU dhe socialdemokratët e SPD duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Për këtë informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime të tjera.
Ashpërsimi konsiston në një sanksionim të fortë që po përgatitet: në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane pa kaluar 10 vjet.
Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës dhjetëvjeçare, kjo nuk do të sjellë dobi. Pasi ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që shpejton refuzimin e kërkesës, refuzim të mbështetur në ligjin e ndryshuar.
Më tej: personi do të futet në një bllokadë dhjetëvjeçare deri sa të lejohet të riaplikojë, edhe po ta ketë marrë (joligjërisht) shtetësinë. Pra kur mashtrimi i tij zbulohet pasi ai person e ka marrë tashmë shtetësinë gjermane.
Çertifikatë e aftësisë së gjuhës gjermane për emigrantët dhe pasaportë gjermane – akuza për falsifikim. Gjermania përgjysmon azilin dhe do të ashpërsojë ligjin e shtetësisë kundër mashtruesve, shkruan Auron Dodi.Çertifikatë e aftësisë së gjuhës gjermane për emigrantët dhe pasaportë gjermane – akuza për falsifikim. Gjermania përgjysmon azilin dhe do të ashpërsojë ligjin e shtetësisë kundër mashtruesve, shkruan Auron Dodi.
Çertifikatë e aftësisë së gjuhës gjermane për emigrantëtFotografi: Eibner-Pressefoto/Jonas Lohrmann/Eibner/IMAGO
Për këtë ndryshim të ligjit, të kërkuar në Komisionin e Brendshëm të Bundestagut nga partitë në pushtet, Bundestagu planifikohet të votojë këtë vit.
Dihet se natyralizimi i përshpejtuar pas tre vjetësh për persona të mirëintegruar, i miratuar nga qeveria e kaluar, u anulua që në tetor. Këtë të premte (05.12.) ishte sipas planit hedhja në votë edhe e heqjes së detyrimit për shtetin, që të të paguajë një avokat, në rast se të paraburgos para dëbimit. Kjo ide e detyrimit të shtetit për të paguar avokatin ishte një vendim i qeverisë së kaluar.
Sfondi më i gjerë i ashpërsimit të ligjit të shtetësisë
Ligji forcohet si përgjigje ndaj mashtrimeve të vazhdueshme me çertifikatat e gjuhës gjermane.
Dihet se të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë gjermane, duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në jetën e përditshme gjermanisht. Kjo konfirmohet kur ke çertifikatën e gjuhës të nivelit B1.
Por së fundi, javën e kaluar, u identifikuan në jug të Gjermanisë, pesëmbëdhjetë të pandehur kryesorë, që organizonin falsifikimin e çertifikatave të gjermanishtes në këmbim të parave. Në landet federale të Baden-Württembergut dhe Hessenit, pati për për këtë kontrolle me forca masive policore.
Thuajse në të njëjtën kohë vitin e kaluar, për të njëjtën vepër penale u nxorr para Gjykatës së Landit në Bonn një grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i çertifikatave gjuhësore, të cilat i shisnin me çmime deri 3000 euro. Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë në këtë drejtim synon të ketë efekt parandalues”.
KOHA JONË SONDAZH

