Radioja e ortodoksëve: Po na luftojnë si në 1967, kur prishën kishat

Në transmetimet e ditës  së djeshme Radio “Ngjallja” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë heqjes së rrethimit me kangjella në oborrin e katedrales “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë.

Duke i bërë thirrje komuniteteve të tjera fetare që të solidarizohen me Kishën Ortodokse për të denoncuar këtë veprim të qeverisë, “Radio Ngjallja” e quan heqjen e rrethimit të katedrales si një akt që të kujton vitin 1967, ku regjimi komunist shkatërroi objektet e kultit duke e shpallur Shqipërinë, vend ateist, shkruan Respublica.

Ndërkaq, mitropolitë e Beratit, Korçës e Gjirokastrës kanë reaguar për ekzekutimin e vendimit të ë qeverisë për të hequr rrethimin e Kishës Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës.

“Ne solidarizohemi me vëllezërit tanë të komunitetit orthodhoks të Tiranës dhe u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira duke dëshmuar unitetin tonë, jo vetëm në këtë rast por në të gjitha  sprovat e vazhdueshme që ka kaluar dhe po kalon Kisha jonë”,thuhet në notë protestën e komunitetit ordhodhoks të Beratit.

SHKARKO APP