Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raiffeisen Invest mundëson dy terrene sportive në shkollën “Sabaudin Gabrani”

Aktualitet E enjte, 3 Dhjetor 2020 17:22
Raiffeisen Invest mundëson dy terrene sportive në shkollën “Sabaudin Gabrani”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Falë mbështetjes së Raiffeisen Invest shkolla “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet ka tashmë dy terrene të reja sportive. Në bashkëpunim më Bashkinë e Tiranës është realizuar sistemimi dhe riparimi i fushave ekzistuese, të cilat janë kthyer tashmë në fusha multisportive sipas standardeve dhe normativave teknike më të fundit.

Në përurimin e punimeve, ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj dhe Ambasadori Austriak në Tiranë, Dr. Christian Steiner. Gjatë fjalës së tij Z.Canacaris, theksoi se Raiffeisen do t’i mbështesë gjithmonë investimet që shërbejnë për edukimin sa më cilësor të brezave të rinj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë


“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu në një tjetër ceremoni me Kryetarin e Bashkisë Z.Veliaj dhe shumë i kënaqur që shoh këto terrene të reja sportive, të cilat do t’u shërbejnë fëmijëve të shkollës, por edhe komunitetit. Zhvillimi i fëmijëve nëpërmjet sportit është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e mirëqënies së tyre, si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në grup. Fëmijët janë e ardhmja e shoqërisë, kështu që arsimimi i tyre mbetet një përparësi për ne. Sot, Z. Steiner, Ambasadori i Ambasadës Austriake, është bashkuar me ne në këtë ceremoni, për të treguar mbështetjen e tij për projektet e komunitetit. Për një shoqëri të shëndetshme, nxënësit duhet të mësojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në mjedise të mira, prandaj ne financuam rehabilitimin e kësaj zone sportive. Ne, si Raiffeisen Bank dhe Raiffeisen Invest, jemi të përkushtuar të vazhdojmë kontributin tonë në projekte që shtojnë vlerë dhe përmirësojnë jetën e komunitetit në Shqipëri. Së shpejti do të kemi disa aktivitete të reja në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Z. Canacaris.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vuri theksin në rëndësinë e sportit dhe jetës së shëndetshme, veçanërisht në këtë situatë pandemie. “Nëse pandemia na mësoi një gjë, ajo është rëndësia e shëndetit, oksigjenimi, aftësimi fizik, lufta kundër obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse kalon kjo pandemi dhe nuk nxjerrim asnjë mësim, do të thotë që nuk kemi aftësi të korrigjohemi si shoqëri. Fakti që ne po mbjellim më shumë pemë dhe po ndërtojmë më shumë terrene sportive, do të thotë që kemi mësuar nga kjo eksperiencë dhe po bëhemi si shoqëri më të mirë seç ishim përpara një viti”, u shpreh Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Para 14 minutash
Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 22 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 49 minutash

Ai ftoi qytetarët që të përqafojnë këto nisma, si dhe të krijojnë mundësi të reja për të shtuar parqet dhe këndet sportive, kudo ku ka nevojë dhe hapësira në blloqet komunitare. “Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk ka ndihmën e bankave dhe filantropisë, nëse nuk e ka ndihmën e atyre që janë rezidentë, edhe pse përkohësisht, siç janë të gjithë diplomatët e huaj. Kështu që, faleminderit shumë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë në të ardhmen”, tha Veliaj.

Ndërsa, Ambasadori Austriak në Tiranë, dr. Christian Steiner, vlerësoi gjestin e Bashkisë së Tiranës, e cila u solidarizua me sulmin terrorist në Vjenë, duke veshur të gjithë fasadën me ngjyrat e flamurit austriak. “Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falenderuar qytetarët e Tiranës, të përfaqësuar nga kryebashkiaku, për solidaritetin e treguar me Austrinë gjatë nëntorit, pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Vjenë. Kujtojmë se fasada e Bashkisë së Tiranës u vesh me ngjyrat e flamurit austriak”, u shpreh ambasadori Steiner.

Falë këtyre investimeve njësia 7 në kryeqytet është bërë më gjithëpërfshirëse dhe më tërheqëse për komunitetin. Në këtë njësi janë realizuar edhe projekte të tjera sportive, si terreni multisportiv në Rr. “Emil Le Grand”, financuar nga Raiffeisen Bank, Raiffeisen Invest, si dhe dy fusha sportive në rrugën e Dafinave, duke transformuar rrënjësisht hapësira dikur të degraduara, në fusha sportive e terrene rekreative për të inkurajuar të rinjtë të bëjnë një jetë sa më aktive.

Etiketat e lidhura

Ambasadori Austriak në TiranëBashkisë së TiranësChristian CanacarisDr. Christian SteinerDrejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen BankSabaudin Gabrani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 14 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 19 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 22 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 33 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.