FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv/ministrja Rakacolli flet për pasojat që lë Covid19: Preket shëndeti mendor dhe mushkëria

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, thotë se ata që kanë kaluar Covid-19, nuk janë më të njëjtët. Pasojat më të shumta janë në mushkëri dhe në shëndetin mendor.

“Bota është akoma përpara të panjohurës, që Covid-19 ndikon në shumë sisteme ndikon, dhe që lë pasoja po shihet gjithnjë e më tepër, ato që kanë kaluar nuk janë si më parë, përjetojnë simptoma që duken që janë lidhur me Covid-19, ka lënë shumë pasojë në shëndetin mendor dhe të frymëmarrjes. Flitet shumë, për pasoja që lë në sistemin nervor, që kalojnë si hije, si mjegull, apo kujtesë të shkurtër, por shëndetin mendor mund të jetë edhe një reaksion nga sëmundja e shekullit apo të përballjes me humbje apo vuajtje të njerëzve të dashur”, tha Rakacoli.

Por lajmi i mirë është se sistemi shëndetësor po i kthehet pak nga pak normalitetit dhe se në vendin tonë nuk ka shenja të virusit indian.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Sistemi shëndetësor po i kthehet normalitet, janë mbyllur pavijonet në spitalet e tjera, po trajtohen vetëm në Infektiv, po pandemia nuk ka mbaruar, virusi vijon të jetë. Nuk ka dyshime klinike për variantin indian të Covid-19”,- tha në Report Tv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?