Rakacolli: Masat nuk lidhen me zgjedhjet e 25 prillit, kurse hipja në autobus…

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, gjatë fjalës në mbledhjen e Komitetit, tha se vendimi për të mos marrë masa shtesë shtrënguese nuk lidhet me zgjedhjet e 25 prillit.

”Të gjithë nisemi nga shkenca epidemiologjike, masat që mund të jenë frenuese të pandemisë, por vendet kanë strategji të ndryshme. Në bilancet që janë bërë deri tani, Shqipëria me shifrat që ka pasur, tregon se masat kanë funksionuar. Dhe vendimi që ne marrim nuk lidhet aspak me zgjedhjet”.

Nga ana tjetër, Rakacolli tha se nuk do të ketë masa të pjesshme shtrënguese për autobusët dhe lokalet, ku shihet se njerëzit jo gjithmonë respektojnë distancën fizike, sidomos në transportin urban në Tiranë.

”Në fund të fundit është një zgjedhje personale. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus. Kur e shikon që autobusi është plot nuk duhet të hipësh, zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, tha ajo.

SHKARKO APP