Rakacolli: Me shkollat do të veprohet në bazë të rasteve me Covid-19

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, thotë se situata është nën kontroll dhe sipas kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, situata nuk dikton vendim për mbyllje. Universitetet nuk hapen të paktën muajin e parë, por në çdo rast, sipas ministres së Arsimit, nuk do të ishin asnjëherë plotësisht të hapura në këtë vit të ri akademik.

Që ditën e parë, studentët bojkotuan mësimin online duke protestuar për kthim në auditore. E megjithatë, veçanërisht në kohë pandemie, protestat jo vetëm që nuk lejohen nga autoritetet, por nuk kanë sjellë as zgjidhje.

Nuk do të lejohen mbajtjet e protestave për sa kohë do të jemi në pandemi. Ky është vendimi i deritanishëm i Komitetit të Ekspertëve, duke argumentuar se brohoritjet dhe mosrespektimi i distancave ka sjellë rritjen e numrit të rasteve me Covid, por pa dhënë shifra zyrtare se sa janë personat e prekur që kanë marrë pjesë në protesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një diskutim të hapur mes shoqërisë civile dhe autoriteteve shëndetësore, këto argumente u kundërshtuan nga pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i cili tha se nuk ka një studim të mirëfilltë për përhapjen e virusit në protesta. Një kritikë për Komitetin e Ekspertëve në këtë drejtim erdhi edhe nga Avokatja e Popullit, sipas së cilës, e drejta e protestës nuk mund të mohohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?