FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rakacolli komenton fotot e politikanëve pa maska: Maskat duhen mbajtur, kudo ku ka afrimitet

E ftuar në “Tempora” në RTV Ora, zv. Ministrja Mira Rakacolli tha se rastet e reja janë shtuar për shkak se nuk janë respektuar masat nga shqiptarët.

Rakacolli: Nuk e respektuan si duhet protokollet e hapjes. Nëse në fillim shqiptarët zbatuan me përpikëmëri gjithçka që thanë ekspertët, në fazën e dytë u duk sikur gjithçka mbaroi. Ato sektorë të cilët u hapën, nuk respektuan rregullat e protokollet anti-covid. 

Vatrat nuk lindën në spital, kanë rritur në vende ku nuk janë respektuar rregullat dhe masat që janë rekomanduar. Ky është fakti i rritjes së shpejtë. Duhet ta shohim këtu këtë defekt, sepse ne nuk po bëjmë atë që po kërkohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rakacoli ka komentuar edhe fotot e politikanëve të cilët i kanë shpërfillur masat anti-covid.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rakacolli: Ne kemi thënë që duhet të rrish më shumë 15 minuta me një person të infektuar për ta marrë dhe nuk mund të komentoj mbi disa fotografi që janë marrë me disa sekonda. 

Sa i përket maskat ato duhet mbajtur, asaj i qëndroj, kudo ku kemi afrimitet, sidomos kur jemi në ambiente të mbyllura.

Kundër këtyre fotove ka shumë foto ku njerëzit janë me maska. Është në ndërgjegjen e njerëzve që t’i zbatojnë këto masa.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?