Rakip Suli të mërkurën në SPAK
SPAK i ka dërguar kërkesë për të marrë në pyetje kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli.
Kryebashkiaku duhet të paraqitet në dyert e Prokurorisë në orën 10:00, ditën e mërkurë më 1 nëntor.
Rakip Suli do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit.
SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
SPAK ka vendosur nën hetim kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli dhe të Rrogozhinës Edison Memolla, pas denoncimeve se dy kryebashkiakët kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.
Sakaq, Memolla u paraqit disa ditë më parë në SPAK