Rama-10-vjeçarit: Mbushi gotat me raki, jepja babit. Bëni dhe një fëmijë tjetër
Kryeministri Edi Rama, këtë të hënë ishte i pranishëm në Manës të Durrësit, ku i dorëzoi një familje çelësat e banesës së re, pasi e vjetra u dëmtua nga tërmeti i 2019. Bashkëbisedimi i Ramës me djalin 10-vjeçar, tërhoqi vëmendje. Pasi e pyeti sesi shkon me mësimet, Rama i tha të voglit që të ndihmojë babain për të rregulluar baçen. Më pas Rama kërkoi nga i vogli që ti mbushte gotat me raki për të pranishmit. Teksa i vogli mbushte gotat, kryeministri i tha me të qeshur ”Mbushe dhe një për vete”.
Biseda
Rama: Të ndihmosh babën me rregullu baçen. Mbushi gotat. Dhe një gotë për vete. Jepja babit…Vetëm këtë keni?
Kryefamiljari: Kemi dhe një djalë më të vogël.
Rama: Po bëni dhe një tjetër se vjen me lek me vete, me bonus.
Kryefamiljari i drejton gotën: Kryeministër dhe me një mandat.
Rama: Po lejeni mandatin se kemi ardhur për shtëpinë.