Rama: 226 profesionistë të rinj të shkencave mjekësore punësohen përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar në sistemin shëndetësor përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”, një proces që sipas tij bazohet në meritokraci, transparencë dhe barazi mundësish për profesionistët e shëndetësisë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin e mirë se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në postimin në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

