Rama: 32 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes
32 mijë fëmijë kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Po ashtu Rama thotë se programi i mbrojtjes sociale të qeverisë vijon të mbështesë fëmijët që vijnë në jetë.
“Më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga bonusi i bebes, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, tha Rama.