Rama: 6 muaj na penguan me akuza se do bllokonim SPAK, PS forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama thotë se është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme themelore për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE. Sips tij, 6 muaj u penguan me akuzat se do bllokonim SPAK-un.

”Natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin njëkomplot dhe natyrisht kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë menjëherë në mbrojtje”, u shpreh Rama.

Rama shtoi edhe se nuk mund ta evitonte këtë çështje pasi do t’i kujtojë të gjithëve duke filluar nga aleatët strategjikë e duke vazhduar me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces si ekspertë të shoqërisë civile që u përballën me akuza dhe dëgjuan gjëra që nuk i kishin imagjinuar se do t’i dëgjonin.

SHKARKO APP