Rama: Arena Kombëtare, një vepër brenda veprës

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot disa foto nga ndërtimi i stadiumit Arena Kombëtare.

Një vepër brenda veprës, e ka cilësuar Rama, kthimin në identitet të fasadës së Arenës Kombëtare.

“Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore. Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, “Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio”, thekson Rama.

Prandaj, shkruan Kryeministri Rama, “edhe njëherë #‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara ‬ dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”.

13939363_10153921397316523_2709206138298130867_n.jpg

13939463_10153921397371523_6252659514296275282_n.jpg

13886509_10153921397421523_7175652801311159415_n.jpg

13887013_10153921396941523_7698770407486874412_n.jpg

13920726_10153921397476523_2538095624595456150_n.jpg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?