Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë. Meloni: Folëm për emigracionin dhe mbrojtjen

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni shkruan se takimi me kryeministrin Edi Rama shërbeu për të vlerësuar progresin e arritur në marrëdhëniet dypalëshe. Meloni tregon se në tavolinën me Ramën, tema u fokusua te mbrojtja, emigracioni dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe te çështje me interes të përbashkët në nivel rajonal dhe evropian.

”Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur vlerësimin e forcimit të partneritetit midis kombeve tona në sektorët me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë në lidhshmëri, mbrojtje dhe bashkëpunim në luftën kundër imigracionit të parregullt”, shkruan Meloni.

Më herët kryeministri Edi Rama theksoi në një postim në Facebook, se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, por qeveria Meloni bën një dallim të fortë për zhvillimin dhe sigurinë e Shqipërisë

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Epokë e re për projekte konkrete, Rama veçon rolin e Melonit: Bashkëpunimi më intensiv me Italinë

VIDEO/ Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit, detaje nga ceremonia zyrtare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 7951 (75.3%)
Erion Braçe 2605 (24.7%)

Vota totale: 10556