Rama: Atletet e bardha mi kërkoi presidenti i një vendi të BE

Kryeministri Edi Rama është politikani më i përfolur për sa i përket veshjes së tij. Ai tërheq jo pak vëmendje me stilin e çuditshëm, shpesh duke shkelur dhe rregullat e një kryeministri.

Një kryeministër që krijon bujë jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Evropën. I tillë dhe rasti më i fundit ishte Samiti i Triestes, ku kryeministri shqiptar i veshur me kostum, mbante në këmbë një palë atlete të bardha.

Për herë të parë, Rama ka folur për atletet e tij, me të cilat në fakt tërhoqi dhe vëmendjen e liderëve të pranishëm në samit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë ndryshe për IN Tv, kryeministri ka treguar një sekret në lidhje me atletet e tij të famshme, të cilat thotë se i kishin bërë mjaft përshtypje Presidentit të Francës dhe që Rama ia kishte bërë dhuratë një palë të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=j14wVm1jWDE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?