Rama: Autonomi për spitalet, por reforma kërkon kohën e vet

Spitalet do kenë autonomi. Kjo deklaratë u bë sot nga kryeminist ri Edi Rama gjatë inaugurimit të repartit të Neurologji së në Qendrën Spitalore Universitar “Nënë Tereza”, repart i cili iu nënshtrua së fundmi një rikonstruksioni.

“Përveç reformës strukturore do reformojm ë administri min e spitaleve, do u japim autonomi spitalore, reforma do garantojë autonomi për spitalet”, tha ai.

“Por siç do gjë që kërkon kohë, koha do të jetë më e shkurtër dhe reforma në shëndetësi do të kalojë administrimin nga duart e qeverisë në trupën e vetë mjekëve të spitalit”, tha Rama.

Ai e cilësoi gjithashtu këtë repart si shembullin e spitalit me norma evropiane që do ndiqet më tej edhe për godinat e tjera spitalore.

“Ky është një model i prekshëm për atë që mund dhe do të bejmë për sherbimin spitalor, ku çdo strukturë e spitalit do të jetë si e njejtë me këtë model dhe këtë lloj strukture që ne po shohim. Ky është një investim pa hile dhe sot, pranë këtyre ambjentev e dinjitoze është dita për të thënë që ja ku jemi, ja ku e kemi të prekshme punën që është bërë në QSUT”, nënvizoi kreu i qeverisë.

SHKARKO APP