Rama: “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ishte ndalesa e radhës e nismës “10 parqe në 10 ditë”

Kryeministri Edi Rama në postimet e tij në rrjetet sociale ka prezantuar Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”, si ndalesa e radhës e nismës “10 parqe në 10 ditë”, një mundësi për të shenjuar të gjithë bashkë Ditën e Maleve të Pastra
Mirënjohje e Ramës vjen për të gjithë ata që iu bashkuan thirrjes së skuadrës së Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për të dhënë mesazhe të bukura përmes aktiviteteve të prekshme.

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Maleve të Pastra, këtë vit po zbatohet një nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe drejtorive të saj rajonale që synon pastrimin e parqeve kombëtare nga datat 22 deri më 31 gusht.

Nën moton “10 parqe në 10 ditë” synohet jo vetëm pastrami i zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, por edhe promovimi edhe më tej i Shqipërisë nga Alpet e veriut deri në Llogara.

SHKARKO APP