Rama: Brenda vitit tjetër do të çojmë dy satelitë në orbitë

Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se brenda vitit tjetër Shqipëria do të dërgojë dy satelitë në orbitë. Ndonëse se në Kuvend pati të qeshura nga radhët e opozitës, Rama tha se një gjë e tillë do të bëhet realitet shumë shpejt.

Do çojmë dhe satelitë në orbitë, qeshni po kur të shikoni satelitët ‘Shqipëria në Orbitë’ dhe jo mandatin tjetër, por vitin tjetër, satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, qeshni por do i shikoni atje në orbitë, tha Rama.

SHKARKO APP