Rama: Canadian Geographic udhëton në Shqipërinë tonë përmes Vjosës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar artikullin e Canadian Geographic për lumin Vjosa, lumin e fundit të egër në Evropë.

Canadian Geographic udhëton në Shqipërinë tonë përmes Vjosës, lumit të fundit të egër të Evropës që vërshon i lirë dhe i mbrojtur si Park Kombëtar, peizazheve mbreslënëse që rrjedha e saj krijon dhe jetës së larmishme që gëlon në brigjet e saj bashkë me traditat e komuniteteve lokale që po joshin drejt Vjosës vizitorë nga gjithë planeti 💙🌏
Link🔗https://canadiangeographic.ca/…/exploring-the-vjosa.../- shkruan Rama në postimin në Facebook.

SHKARKO APP