Rama: Dëbora në Valbonë, oguri i mirë për pasionantët e turizmit malor
Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë me qytetarët një moment të veçantë nga natyra e mrekullueshme e vendit. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ai ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë shqiptarëve, duke ndarë pamjet e mbuluara me dëborë të Valbonës.
“Dëbora e Valbonës, ogur i mirë i nisjes së një sezoni fantastik për të gjithë pasionantët e turizmit dimëror,” ka shkruar Kryeministri, duke theksuar potencialin që ofron kjo perlë natyrore për zhvillimin e turizmit në stinën e dimrit.
Valbona, e njohur për bukuritë e saj natyrore dhe potencialin turistik, pritet të jetë këtë vit një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj që kërkojnë të shijojnë natyrën, sportet dimërore dhe mikpritjen tradicionale të zonës.
Mesazhi i Kryeministrit është pritur me entuziazëm nga ndjekësit e tij, të cilët kanë shprehur dëshirën për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm dhe për të përjetuar magjinë e dimrit shqiptar.
AV