Rama dhe Gonxhja në Mozaikun e Tiranës: I rilindur si destinacion turistik me copëza të historisë të antikitetit

Kryeministri Edi Rama, inspektoi këtë të martë punimet në Mozaikun e Tiranës. Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët.

”Mozaiku i Tiranës, ky thesar i vyer i arkeologjisë shqiptare, ka rilindur si një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit, ku ruhen copëza të historisë sonë të antikitetit. Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët”, tha Rama.

I shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Rama bëri një propozim për të vendosur një kënd për tu ulur qytetarët. ”Ai këndi aty mund të bëhet më i bukur për komunitetin mund të vihet një stol i vazhduar që të ulen njerzit, se këtu jam i sigurt që vijnë shumë njerëz. Duhet një stol që të vendoset dhe bëhet si vazhdim i kësaj”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama ka shkëmbyer batuta edhe më një qytetar, i cili i kërkoi që të bënte një foto me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari: A mund të bëjmë një foto?

Rama: Me mua, po ç’më do mua mo vëlla. Po hajde e bëjmë një foto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?